Në Qeverinë e re të Maqedonisë së Veriut, shqiptarët do të udhëheqin me gjashtë ministri dhe me kryetarin e Kuvendit, bëri të ditur ekskluzivisht për Radio Televizionin e Kosovës, Arben Taravari nga koalicioni VLEN.
“Besoj që njërën prej tre funksioneve kryesore të shtetit, respektivisht kryetari i parlamentit do të vazhdoj të jetë shqiptar dhe numër i konsiderueshëm i ministrave, posaçërisht aty ku kemi ekspert ne si parti të VLEN-it do t’i vendosim. Besoj se përfaqësimi aty do jetë i dinjitoz, me njerëz profesionist”, tha ai.
Taravari tha se konstituimi i Kuvendit do të bëhet në fund të këtij muaji, kurse Qeveria e re pritet të votohet në pjesën e parë të muajt qershor.
“Konstituimi i Kuvendit është planifikuar të bëhet diku ka fundi i këtij muaji, muajit maj, dhe ne ndërkohë ka fundi i javës së ardhshme do t’i kemi edhe zgjedhjet kadrovike dhe programin qeveritar. Pasi të konstituohet Parlamenti duhet që presidentja e shtetit t’i jep mandatin mandatarit të ardhshëm. Në gjysmën e parë të qershorit sigurisht do ta kemi Qeverinë e re”, tha ai.
Partnerët e koalicionit ,sipas Taravarit, janë pajtu që prioritet i Qeverisë së re të jetë rruga drejt Bashkimit Evropian, lufta pa kompromis ndaj krimit dhe korrupsionit dhe funksionimi i shtetit të së drejtës./RTK/
Data 17.06.2024
Aktuale
- “Koxha moti i kom shkrujt Lotinës”- Mozzik zbardh detaje nga lidhja e tij
- UNESKO: Mosinvestimi në arsim për një vit i kushton botës mijëra miliarda dollarë
- UNIBanka përkrahu shënimin e 100 vjetorit të Federatës Botërore të Shahut
- Fifi i ‘frikësohet’ mësyshit, e bën këtë veprim
- Tensione mes Shkupit dhe Athinës edhe gjashtë vjet pas Marrëveshjes së Prespës
- Arrestohen një shqiptar e një turk, një muaj pas zhdukjes së korrierit argjentinas në Itali! Misteri pas telefonatës së”Gonit” e pse fugoni me çanta luksi nuk kishte GPS
- Violete Kukaj e bënë edhe këtë veprim, hyn në det me fustan
- Humb jetën turisti 66 vjeçar në Ishull Lezhë, dyshimet e para