Zyrtarja e AAK’së, Time Kadrijaj i ka kushtuar një status kryetares së Alternativës, e cila nuk ka bëri koalicion parazgjedhor me asnjë parti të mëdha.
Kadrijaj thotë se askush nuk e deshi Kusarin ose ‘askënd nuk arriti ta mashtrojë.
“Skena politike është “varfëru” që ish nën-presidentja e AKR e tash kryetarja e klubit Alternariva Mimosa Kusari ka mbet pa koalicion. Kush se deshti apo ma mirë me thanë kërkon smujti me mashtru. Gjakova më së miri e pa dhe Gjakova më së miri e demaskoj retorikën e saj mashtruese. Boll e ke kullotë Mimoze!”, ka shkruar Kadrijaj.
Partia e Kusarit ishte në negociata me Lëvizjen Vetëvendosje, por nuk arritën ndonjë marrëveshje, ndërkaq sot ka bërë të ditur ish-partneri i Kusarit, Ilir Deda, që nuk do të garojë për deputetë. /Express/



