Zyrtari i Lëvizjes vetëvendosje, Arbër Zaimi, humbejn e PD-së në Shqipëri e krahason me humbjen e BDI-së në Maqedoni dhe atë të LDK-së dhe PDK-së në Kosovë. Sipas tij, shqiptarët janë lodhur nga, siç thotë, gënjeshtrat për demokraci.
Ja postimi i plotë i Zaimit në Facebook:
“Fillimisht Bashkimi Demokratik për Integrim në Maqedoni u përgjysmua. Pastaj u zvogëluan ndjeshëm Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Partia Demokratike e Kosovës. Së fundi po i ndodh e njëjta dhe Partisë Demokratike të Shqipërisë.
Jo se janë lodhur me demokraci, por siç duket shqiptarët janë lodhur me gënjeshtrën për demokraci. Kështu që po iu japin mesazh politikanëve se nëse e kanë ndarë mendjen të vazhdojnë me rrena, së paku të lodhen, të jenë më kreativë, e të gjejnë rrena më të pëlqyeshme.E në një ton më pak humoristik, ky zvogëlim i përkrahjes për ambalazhin demokratik shënon edhe fundin e një momenti global me rrënjë në zhvillimet e kulturës politike të pas ’68, siç ishin post-kolonializmi e post-modernizmi, që në fund të ’70 erdhën në pushtet fillimisht si neoliberalizëm e më pas si thirdëay-izëm, në Kili, ShBA e Britani, në fund të ’80 në Evropën Lindore, në ’91 në Shqipëri e Maqedoni, e në ’99 në Kosovë.
Se cili do të jetë momenti pasardhës, ende nuk dihet. Është çështje e organizimit, strategjisë dhe betejës politike që duhet bërë për të dekolonizuar vetet tona, për të ruajtur sovranitetin tonë, kombin, shoqërinë, të përbashkëtën, si dhe për të ndërtuar një politikë të pavarur prej biznesit e një ekonomi e treg në shërbim të shoqërisë.”

