Një vajzë 13 vjeçe nga Shuto Orizarja e Shkupit është pajisur me dokumente, respektivisht është evidentuar nga institucionet pas marrjes së certifikatës së lindjes, përcjell TV21. Avokati i Popullit, Naser Zyberi njoftoi se së fundmi, në vendin tonë janë evidentuar 700 persona pa certifikatë të lindjes, ndërsa apelon te institucionet që të respektojnë ndryshimet ligjore, me të cilat sipas Zyberit, nevojitet vetëm dokument nga spitali ku ka lindur personi në fjalë.

“Nga 700 persona të evidentuar, ai numër tash mund të ketë ndryshuar, kjo anketë është bërë në vitin 2018. 400 kanë aplikuar të regjistrohen në librin e veçantë për regjistrim dhe prej këtyre 400, vetëm 268 janë në procedurë të sigurimit të dokumenteve, nga këta, rreth 60 e kanë kryer procedurën dhe janë pajisur”, tha Zyberi.