Pozita e zv.kryeministrit për Marrëveshjes së Ohrit, ka për detyrë të implementojë deri në fund Marrëveshjen e Ohrit. Kështu tha zv.kryeministri i Maqedonisë, Hazbi Lika, në një intervistë për Tv21, emisonin #Click Plus, përcjell Almakos.
Lika thot se Marrveshja e Ohrit akoma ska mbaruar, është shumë e arsysheme që qytetarët të kërokojnë llogari nga zv.Kryeministri shqiptar, une kam obligim që të kordinoj dhe të përfaqësoj përgjegjsinë që më është dhënë, se sa jemi të kënaqur deri më tani me funskionin në fjalë , jemi në përpjekeje për realizimin e projekteve që kemi përpara dhe deri më tani kërkesat që une i kam parashturuar jam i kënaqur edhe pse mbetet dhe dhumë për tu bërë.
“Kemi bërë punë të mira, por akoma duhet të punojmë, llogari kërkojmë gjatë gjithë kohës nga ministrat shqiptarë në qeveri”, tha më tej zv.kryeministri Lika.
Se kush e beri ligjin për gjuhën shqipe meqë LSDM merr merita njejt si dhe BDI, ashtu dhe për të amnistuarit e fundit Lika thot se ne nuk i ndajmë punët në “Ne dhe Ata”. Se kush e beri amnistine Lika thot se të gjthë procesi ka kaluar përmes Minstrit të Drejtësisë, nga ana tjetër nuk them se LSDM është pa merita në këtë drejtim, ata nuk kanë refuzuar takimet që kemi pasë bashkërisht rreth ligjit për përdorimin e gjuhëve dhe pasi qe i ngritëm si cështje kemi patur mbështetjen e tyre dhe vazhdon procesi duke kontribuar të dy partitë, ne si BDI kemi pasë këmbënguljet tona që të vimë në pikat konkrete në formë më të shpejt.
“Ne me Kushtetutë e kemi pasur Ligjin e gjuhës shqipe që vite më parë, por këtë proces e zvariste VMRO-DPMNE”, tha zv.kryeministri Hazbi Lika. Në Kuvend ka të parashtruara shumë amandamete për këtë ligj, ata duhet të shqyrtohen mirë dhe pa votimin e tretët të ligjit në Kuvend, nuk mund të themi se kemi kryer punë”, tha Lika.
Sipas tij, më e vështira do të vijë, kur Ligji të votohet dhe të fillojë implementimi i tij nëpër institucione. Atëherë, tha Lika, do të kemi shumë punë.
Lika më tej në këtë intevistë nënvizoi se me qeverinë e re gjërat nga lëvizur për së mbari për shqiptarët dhe janë duke u realizuar shumë çështje për shqiptarët në Maqedoni.
Kujtojmë që për ligjin e gjuhës shqipe paraprakisht kishte ofruar një version Lidhja Social Demokrate e Maqedonisë, por më pas BDI në bashkërendim me Aleancën për Shqiptarët, dhe konsultë më të gjerë të ekspertëve juridikë, hartoi draft-ligjin që mundëson avancimin e statusit juridik të përdorimit të gjuhës shqipe në më shumë dimensione./Almakos

