Zoran Ristovski është zgjedhur drejtor i ri i Radio Televizionit të Maqedonisë. Vendimi u mor sot nga Këshilli Programor, i cili i dha mandatin trevjeçar për të drejtuar servisin publik.
Ai vjen në këtë post në vend të Marjan Cvetkovskit, i cili ishte drejtor për rreth 13 vite.
Ristovski mori 12 vota pro nga gjithsej 13 anëtarë të Këshillit, ndërsa një votë ishte kundër.
Në garë për këtë post ishin gjithsej shtatë kandidatë.
Zgjedhja e tij nuk ishte surprizë, pasi prej kohësh përmendej si kandidati kryesor për këtë detyrë.


