“Kur ke vetëm një synim, e ai është të vijë vetëm në pushtet, pas fitores të zgjedhjeve lokale nga opozita, të rrëmbejë edhe gjithë vendin, të fitojë buxhetin e shtetit dhe të jetë shefi i të gjitha poreve në shoqëri dhe në rrethana të tilla partiake që VMRO-DPMNE i ka manifestuar në të kaluarën si doktrinë unike politike, atëherë BE-ja është qëllimi margjinal”, thotë gazetari Zoran Ivanov në një prononcim për portalin “Frontline”, duke folur për refuzimi i opozitës për të mbështetur miratimin e amendamenteve kushtetuese, e me këtë edhe rrugën e Maqedonisë së Veriut drejt BE-së.
“Kjo VMRO-DPMNE hyri aq thellë në një spirale imagjinare anti-evropiane sa që tani nuk ka forcë që do të mund ta ndryshojë atë. Por sigurisht se do të ketë një rrugëdalje së shpejti. Si në të gjitha krizat tjera, edhe tani me ndërmjetësimin e ndërkombëtarëve, ndoshta do të lindë një lloj pakete mes opozitës dhe qeverisë, një lloj kompromisi në të cilin do të jenë zgjedhjet e parakohshme dhe votat me faza për ndryshimet kushtetuese. Ndoshta procedura do të zvarritet deri në pranverë, për të cilën Brukseli dhe Tirana duhet të kenë mirëkuptim për vizën për shtyrjen disamujore të negociatave të Maqedonisë së Veriut. Megjithatë, diçka tjetër është shumë e paqartë. I kuptoj rrethanat me shantazhet historike dhe aktuale nga fqinjët tanë. Askush nuk i do ata. Por si ka mundësi që një numër i madh intelektualësh, gazetarësh, redaktorësh dhe politikat e tyre editoriale, si dhe një tufë personazhesh të tjerë publik, nuk shohin atë që shihet nga një aeroplan. Me kornizën franceze, vendi është vendosur në tryezën e BE-së në Bruksel në prani të të gjitha shteteve anëtare të BE-së”, thotë Ivanov.
Nëse Maqedonia, shton ai, e braktis këtë format diplomatik, nëse mbetet e vetme, dhe këtë e dëshiron Sofja me padurim, historia, maqedonasit, do ti kthejë edhe një herë në krahët negative dypalëshe të Bullgarisë zyrtare.