Kryetari i Ambasadës së parë të fëmijëve në botë “Megjashi”, Dragi Zmijanac, tha se gjatë 25 viteve sa punon kjo organizatë, ka pasur 21 mijë akuza për shkelje të të drejtave të fëmijëve. Ai theksoi se në këto 25 vite Megjashi është rritur në nivel botëror dhe është e njohur si ambasadë për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve.“Sipas të dhënave, në ambasadën tonë deri më tani ka pasur 21 mijë akuza për shkelje të të drejtave të fëmijëve. Fatkeqësisht, pothuajse të gjitha akuzat janë nga ana e personave më të rritur, sepse fëmijët ende nuk kanë guxim të paraqiten dhe të raportojnë shkelje të të drejtave të tyre. Problemi me të cilin fëmijët më shpesh përballen është varfëria, si pasojë e së cilës pastaj fëmijët janë edhe viktimë e trafikimit të njerëzve apo organeve. Arsyeja e dytë janë pasojat e fëmijëve pas ndarjes, ndërsa pastaj vijnë dhuna familjare, pedofilia dhe përfshirja në sistemin arsimor”, tha ai. Megjashi sot shënoi 25 vjetorin e themelimit.
Data 23.03.2026
Aktuale
- Klekovski: Ka keqpërdorim të pushimit mjekësor në MPB
- Policia shkon në shtëpinë e viktimës Ilaz Brahimi, kjo është arsyeja
- Çmimet e ushqimeve do të rriten ndjeshëm deri në fund të vitit?!
- Mickoski për Limanin dhe Fetain: Pas disa muajve do të kemi rikonstruim të qeverisë, do të flasim për këtë çështje
- Qytetarët të jenë të qetë, situata stabile, thotë Mickoski
- Vdes 38-vjeçari në Gostivar, u dërgua me urgjencë në spital por nuk mbijetoi, trupi dërgohet për obduksion
- Arrestohet tetovari pasi sulmoi gruan me thikë dhe kërcënoi familjen
- Garë humanitare ” Zegin Spektatron” edhe njëherë i bashkoi qytetarët me një qëllim

