Nga zjarri që dje kaploi një shtëpi në lagjen Usje të Shkupit, ka humbur jetën një plakë e paralizuar. Zjarri, që besohet se ka nisur nga një ngrohëse, ka përfshirë tërë shtëpinë, ndërsa 70 veçarja D.B, është asfiksuar dhe ka humbur jetën nga tymi.
Me urdhër të prokurorit publik, trupi i të ndjerës është dërguar në autopsi.

