Një i moshuar ka humbur jetë nga zjarri që ka kapluar gjatë ditës së djeshme shtëpinë e tij në Kumanovë, percjell TV21. Nga MPB bëjnë të ditur nga zjarri në rrugën “Sava Kovaçeviq” kanë mbetur të lënduar edhe dy djemtë e viktimës.
“Më datë 15.02.2023, në ora 16:55, në SPB-Kumanovë është raportuar se në rrugën “Sava Kovaçeviq” ka shpërthyer zjarri në shtëpinë në pronësi të J.M.(69) nga Kumanova. Pronari ka pësuar lëndime të rënda dhe është transportuar ne Kompleksin e Klinikes “Nënë Tereza”, ku me pas ka ndërruar jetë. Të lënduar kanë mbetur edhe djemtë e tij M.M.(33) dhe R.M.(44), të cilët janë dërguar për ndihmë në spitalin e Kumanovës. Zjarri është shuar”, thonë nga MPB.