Një zjarr ka shpërthyer në Kullën Eiffel në Paris. Shërbimet e urgjencës kanë mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes dhe kanë shuar flakët, ndërsa turistët janë evakuuar nga struktura ikonë në kryeqytetin francez.
Sipas asaj që raporton “The Mirror”, zjarri ka përfshirë boshtin e ashenshorit midis katit të parë dhe të dytë të kullës. Dyshohet se shkak për zjarrin të jetë bërë mbinxehja e një kablloje elektrike.
“Një zjarr është duke u zhvilluar në Kullën Eiffel. Flakët janë vërejtur në boshtin e ashensorit midis katit 1 dhe 2. Të gjithë njerëzit në afërsi janë evakuuar. Zjarrfikësit janë ende duke punuar”, shkruajnë në rrjetet sociale. Ndërsa një person tjetër tha: Pas Notre Dame, tani kemi Kullën Eiffel në zjarr!
Si pasojë e zjarrit, rreth 1 mijë e 200 persona janë evakuuar nga kulla e famshme.