Një zjarr i madh ka shpërthyer mbrëmë në depon e “Hekurudhave të Maqedonisë – Transport” në në Shkup, në të cilin janë përfshirë vagonë të ndërmarrjes publike, transmeton Portalb.mk.
Zjarri, siç ka bërë të ditur për “360 Gradë” komandanti i Zjarrfikësve të Shkupit, Zvonko Tomevski, është raportuar rreth orës 02:00 të mëngjesit.
Sipas tij, zjarri është i lokalizuar, por zjarrfikësit janë ende në terren dhe po punojnë për shuarjen e plotë të tij.
Një pjesë e mediave raportoi se nga fatkeqësia u prekën vagonët e vjetër dhe me defekt.
Нë këtë pjesë të qytetit ende shihet tym i errët që ngrihet mbi vendin e zjarrit.
Për momentin nuk ka informacione për viktima apo persona të lënduar, si dhe për shkaqet e zjarrit.