Një 12-vjeçare është asfiksuar pasi një zjarr i madh përfshiu tri banesa mbrëmjen e së hënës në lagjen “Loni Dhamo” në qytetin e Lushnjës.
Siç raporton Euronews.al, 12-vjeçarja është dërguar në spital për ndihmën e parë, dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetë, transmeton Klankosova.tv.
Paraprakisht, dyshohet se shkëndija elektrike në një nga banesat ka qenë shkaku i zjarrit, ndërsa po punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave.


