Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, i ftuar në ,,Click Plus ” në Tv21 ka folur për aktualitetet politike në vend, në kontekst të 100 ditëshit të Qeverisë Lsdm-Bdi.
Duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarit, Sela ka komentuar edhe rastin e dhënies së titullit ,,D.H.P” Ali Ahmetit nga Universiteti i Tetovës.
Sela ka thënë se fillimisht rrespekton autonominë e Universiteteve, por që fatkeqësisht politika ka depërtuar thellë dhe rasti i fundit e dëshmon më së miri këtë.
Ai gjithashtu ka thënë se Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa ka vizion shumë të qartë për Universitetet dhe në përgjithësi për sistemin e arsimit.
“Koalicioni ASH-AAA kur do të marrë legjitimitetin për të qeverisur, fillimisht do të bëj depolitizimin e institucioneve arsimore, sepse për ne arsimi është jashtëzakonisht i rëndësishëm, ata duhet të jenë të lirë, të ushtrojnë autonominë e tyre, kurse politika duhet t’u krijojë kushte për tu zhvilluar dhe për tu avancuar profesionalisht, me qëllim që të bëhemi konkurent”- nënvizoi Sela.