Edhe kryetari i LR-PDSH-së, Ziadin Sela përmes një postimi në profilin e tij në facebook, i ka uruar besimtarët muslimanë për festën e Fitër Bajramit.
“Sot është dita e fundit e muajit të bekuar të Ramazanit ku besimtarët musliman agjeruan për 29 ditë duke bërë kështu sakrificë në këto ditë të ngrohta të verës, vetëm për të arritur kënaqësinë e Zotit dhe për tu solidarizuar edhe me të varfurin, skamnorin apo ndokënd që nuk e ka “luksin” e të ushqyerit tri herë në ditë!
Muaji i Ramazanit ngërthen në vete një afërsi të madhe mes njerëzve ,shtohet dashuria dhe solidariteti, dhe ky Ramazan ishte i tillë dhe përçoi elemente të tilla edhe në vendit tonë .
Pa dyshim se pas çdo sakrifice, mundimi apo lodhjeje vjen shpërblimi, freskia apo e mira dhe gëzimi dhe festa për komunitetin musliman është festa e Fitër Bajramit me çrast unë shfrytëzoj rastin që gjithë vëllezërve dhe motrave tju uroj festën duke ju dëshiruar paqë, harmoni, lumturi dhe dashuri në familjet e juaja, hapsirat ku jetoni e veproni , vendin ku ndodheni e ku punoni.
Qofshit çdo herë të lumtur dhe festofshim çdo herë së bashku, me shumë rrespekte për ju Ziadin Sela!”, ka shkruar Sela në urimin e tij në facebook.

