Zëvëndësministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomis së ujrave i pranishëm në Kongresin ndërkombëtar në Durrës ka shprehur interesimin e Maqedonisë së Veriut për Zhvillimin e teknologjisë Bujqësore dhe Ushqimore
Sot isha prezent në Kongresin ndërkombëtar që u mbajt në Durrës i cili organizohet me qëllim të ndarjes së zhvillimeve shkencore në lidhje me shkencën dhe teknologjinë.
Tema e kongresit përfshinë të gjitha fushat e shkencës dhe të teknologjisë materiale nga fushat të ndryshme të ndërlidhura si energjia, shkenca ushqimore dhe teknologji tjera përkatëse, të cilët prekin disciplinat shkencore që lidhen me sektorin e bujqësisë.
Në fjalimin tim ceka interesimin tim më të madh për temën shkenca dhe teknologjia e ushqimit dhe teknologjitë e qëndrueshme mjedisore në bujqësi.
Këto tema janë veçanërisht të rëndësishme për sektorin e bujqësisë dhe mbrojtjen e mjedisit.
Ka shkruar Zëvëndësministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujrave Abdylshyqyr Abedini në Facebook.