Pas përfundimit të fjalimit të Sali Berishës, protestuesit iu drejtuan bashkisë së Tiranës, aty ku edhe prej disa muajsh ata zhvillojnë tubime.
Menjëherë sapo është njoftuar që turma e qytetarëve do t’i drejtohen bashkisë janë parë edhe forca të shumta policie për të krijuar kordonin para godinës.
Ndërkohë më herët gjatë protestës para kryeministrisë, në momentin kur fjalën e mori Sali Berisha protestuesit hodhën molotov drejt kryeministrisë.
U desh ndërhyrja e policisë për të shuar zjarrin.