Gjykata e Shkallës së Parë e Tiranës ka dhënë vendimin e saj ndaj Tire Alldervishit dhe infermierët e tjera të akuauzara për zhvatje të pacientëve të Sanatoriumit, një skandal ky i ndodhur përgjatë periudhës së COVID-19.
Alldervishi është shpallur fajtore për kryerjen e veprës penale “Mashtrimi”, për të cilën u dënua me 4 vite burgim.
Duke qenë se ajo ndodhej në qeli që kur u ndalua nga autoritetet blu në vitin 2021, Alldervishi do të kryejë vetëm pjesën e mbetur të dënimit, që i takon me 11 muaj heqje lirie. Sakaq, gjykata ka marrë vendimin që dënimi i saj t’i konvertohet nga 11 muaj burg në 22 muaj shërbim prove.
Afati i provës së shërbimit nis nga dita e nesërme kur dhe ky vendim i gjykatës merr formë të prerë.
Lidhur me të pandehurit e tjerë të kësaj çështje, infermieret: Mira Bushi, Sheqerije Koci, Sidorela Çela, Erjola Jazxhi, Gjylbra Halilaj dhe shtetasja R.H., janë shpallur të pafajshme për veprat penale “Mashtrimi” dhe “Shpërdorimi i detyrës”.
V E N D I M I :
- Ndryshimin e cilësimit ligjor të faktit penal në ngarkim të të pandehurës T. A., dhe deklarimin e saj fajtore për veprën penale “Mashtrimi”, parashikuar nga neni 143/1 i K. Penal, dhe në bazë të kësaj dispozite dënimin e saj me 4 (katër) vjet burgim.
- Ekzekutimi i këtij dënimi fillon ditën e ndalimit të saj, kryer në datën 01.2021, për llogari të këtij proçedimi penal.
- Në aplikim të nenit 59 të Kodit Penal, Gjykata urdhëron pezullimin e ekzekutimit të dënimit me burgim, për pjesën e mbetur të pavuajtur të këtij dënimi penal (konkretisht prej 11 muaj), dhe vënien e të pandehurës, në provë për një periudhë prej 22 muajsh, me kusht që gjatë kohës së provës, e pandehura të mos kryejë asnjë vepër tjetër penale.
- Në aplikim të nenit 60/9 të K.Penal, urdhërohet e pandehura, të mos shoqërohet me persona të dënuar.
- Në zbatim të nenit 61 i K. Penal, e pandehura detyrohet të mbajë kontakte të vazhdueshme dhe sistematike me Zyrën e Shërbimit të Provës, duke zbatuar kushtet dhe detyrimet e caktuara nga Gjykata.
- Në zbatim të nenit 61 të Kodit Penal, e pandehura detyrohet të marrë pëlqimin e zyrës së shërbimit të provës për ndryshimin e vendbanimit, për lëvizjet jashtë vendit, si dhe ato të shpeshta brenda vendit.
- Afati i provës fillon nga e nesërmja që ky vendim të marrë formë të prerë.
- Një kopje e këtij vendimi i komunikohet zyrtarisht menjëherë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, si dhe Zyrës së Shërbimit të Provës, Tiranë.
Deklarimin e pafajshme për të pandehurën M. B., për veprën penale të “Mashtrimit” të parashikuar nga nenet 143/2/3 – 25 të K.Penal dhe “Shpërdorimi i detyrës” , parashikuar nga neni 248 e 25 i K.Penal.
Deklarimin e pafajshme për të pandehurën Sh. K., për veprën penale të “Mashtrimit” të parashikuar nga nenet 143/2/3 – 25 të K.Penal dhe “Shpërdorimi i detyrës” , parashikuar nga neni 248 e 25 i K.Penal.
Deklarimin e pafajshme për të pandehurën S. Ç., për veprën penale të “Mashtrimit” të parashikuar nga nenet 143/2/3 – 25 te K.Penal dhe “Shpërdorimi i detyrës” , parashikuar nga neni 248 e 25 i K.Penal.
Deklarimin e pafajshme për të pandehurën E. J., për veprën penale të “Mashtrimit” të parashikuar nga nenet 143/2/3 – 25 të K.Penal dhe “Shpërdorimi i detyrës” , parashikuar nga neni 248 e 25 i K.Penal.
Deklarimin e pafajshme për të pandehurën Gj. H., për veprën penale të “Mashtrimit” të parashikuar nga nenet 143/2/3 – 25 te K.Penal dhe “Shpërdorimi i detyrës”, parashikuar nga neni 248 e 25 i K.Penal.
Deklarimin e pafajshme për të pandehurën R. H., për veprën penale të “Mashtrimit” të parashikuar nga nenet 143/2/3 – 25 te K.Penal dhe “Shpërdorimi i detyrës” , parashikuar nga neni 248 e 25 i K.Penal.
- Shpenzimet proçedurale gjatë fazës së hetimit dhe ato gjyqësore vihen pjesërisht në ngarkim të të pandehurës T.A., dhe pjesërisht në ngarkim të organit të prokurorisë.
- Kundër këtij vendimi lejohet ankim në Gjykatën e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, brenda 15 (pesëmbëdhjetë) ditëve, duke filluar ky afat nga e nesërmja e komunikimit të këtij vendimi të arsyetuar.
U shpall, sot në Tiranë, në datë 27.12.2024