Ambasadori evropian në Shkup Samuel Zhbogar pas takimit me kryeministrin Zoran Zaev tha se pas zhbllokimit të punës së Kuvendit dhe formimit të kabinetit të ri qeveritar, në radhë është përmbushja e reformave dhe zhbllokimi i procesit euroatlantik të vendit. Zhbogar theksoi se Bashkimi Evropian është e gatshme t’i ndihmojë Maqedonisë në këtë mision.
Ne mendojmë se tani është momenti kur puna e vërtetë duhet të fillojë. Të fillohet përmbushja e reformave, unë në takim kryeministrit ia shpreha gatishmërinë tonë për të ndihmuar, për të përkrahur, ne jemi të gatshëm të ofrojmë udhëzimin e nevojshëm që qeveria ti zbatojë reformat, por në fund vendimet duhet ti merr vetë qeveria. Ne poashtu diskutuam për çështjen e rëndësishme e diskutimit me të gjithë partitë politike dhe me shoqërinë, për reformat e nevojshme për integrimin euroatlantik të Maqedonisë- deklaroi ambasador i BE-së në Maqedoni Samuel Zhbogar.