Zv/ministri i jashtëm Andrej Zhernovski ka takuar sot ambasadorin amerikan në vend Xhes Bejli.
Zhernovski ka thënë se Maqedonia mbetet e përkushtuar në synimet për stabilitet, paqe dhe prosperitet të rajonit, me perspektivë të qartë për integrimin e saj evropian dhe euroatlantik.
Zhernovski mes tjerash ka theksuar edhe arritjet dhe aktivitetet reformuese në kontekst të proceseve integruese në vigjiljen të samitit të NATO-s në korrik, transmeton Medial.mk.