Qeveria dje e miratoi Propozim-ligjin për Prokurorinë Publike (PP) për të cilin është arritur marrëveshje e gjerë politike. Miratim i këtij ligji do të jetë kontribut i madh për integrimin tonë evropian si edhe një argument plotësues për Bashkimin Evropian të sjellë vendim pozitiv lidhur me fillimin e negociatave inkuadruese me vendin tonë, porositi zëvendësministri i Punëve të Jashtme, Andrej Zhernovski në fjalimin e konferencës “Masa parandaluese dhe zbatimi i ligjit: ndërtimi i rezistencës ndaj korrupsionit në Evropën Juglindore” që sot u organizua në Shkup në kuadër të Kryesimit të Shqipërisë me OSBE-në për vitin 2020.
“Veçanërisht e rëndësishme për të gjithë qytetarët tanë është që ligji i parasheh kushtet e nevojshme për qeverisjen e së drejtës në vendin tonë dhe krijon atmosferë të kthimit të besimit të opinionit në shtetin ligjor”, tha Zhernovski.
Ai shprehu falënderim për bashkëpunimin shumëvjeçar të frytshëm me OSBE-në dhe Misionin e organizatës në Shkup, për mbështetjen e vlefshme dhe ndihmën e ofruar me qëllim që t’u ndihmohet angazhimeve kombëtare për përforcimin e marrëdhënieve ndëretnike, qeverisjen e së drejtës, gjyqësinë, legjislaturën zgjedhore, reformat policore dhe procesin e decentralizimit.
“Kjo është e rëndësishme jo vetëm për procesin e integrimit në BE, por para së gjithash edhe për qytetarët e vendit tonë, stabilitetin dhe prosperitetin e tij”, theksoi Zhernovski. .



