Më datë 08.01.2026, në orën 13:10, në SPB Tetovë, E.H. (27) nga fshati Zhelinë, pronar i një kompanie “rent-a-car”, ka denoncuar një rast mashtrimi.
Sipas Tetovasot, më 10.12.2025, personi D.N. kishte marrë me qira një automjet “Audi” pa dokumentacionin e duhur, fillimisht në emër të një shoku, e më pas kontrata ishte vazhduar në emër të bashkëshortes së tij. Pas skadimit të afatit, automjeti nuk është kthyer dhe personi nuk është përgjigjur në thirrje. Vetura është gjetur në zonën e Shkupit dhe i është kthyer pronarit, ndërsa ndaj D.N. do të vijojë kallëzim penal.


