Një 83 vjeçar nga fshati Hotolisht i Librazhdit, ka humbur kontaktet me familjarët e tij prej ditës së djeshme, 26 shkurt.

Të afërmit e 83-vjeçarit bëjnë me dije se shtetasi Idriz Hoxha vuan nga skleroza dhe kanë bërë denoncim komisariatin e policisë së Librazhdit, mesditën e së mërkurës.
Ata po ashtu bëjnë thirrje për ndihmë, duke i bashkangjitur njoftimit të tyre edhe fotografinë e tij.
Mësohet se familjarët dhe banorët e zonës kanë nisur kërkimet përgjatë gjithë luginës së lumit Shkumbin dhe në fshatrat e Njësisë Administrative Hotolisht.
Ndërkohë edhe policia ka angazhuar disa grupe pune me dron për ta kontrolluar imtësisht të gjithë territorin.
Policia ka publikuar dhe numrin e familjes Hoxha, 0693785723 për të informuar kushdo që mund ta ketë parë.