Biznesmeni Sead Kocan i cili është i dyshuar në rastin “Trust” të Prokurorisë Speciale Publike ende nuk është arrestuar e as që kompetentët kanë informacione për lokacionin e tij, pasi që Gjykata penale dje e pranoi ankesën e PSP-së dhe urdhëroi arrestimin e Kocan, transmeton Tetova1.
Avokati Nikolla Dodevski,i cili e përfaqëson Sead Kocan, sot deklaroi se mbrojtja dhe të akuzuarit nuk kanë marr asnjë vendim për arrestim dhe derisa kjo gjë të ndodh ai është njeri i lirë.
Dodevski është i habitur se si gazetarit marrin vesh para mbrojtjes se Këshilli Penal i ka caktuar masën e arrestit.
Prokurorja speciale, Katica Janeva deklaroi se janë njoftuar për arrestimin e Kocan, por deri në momentin kur kanë shkuar në gjykatë vendimi nuk iu është dërguar.
Sipas informacioneve të medieve elektronike, në polici për Kocan është shënuar një fletarrest internt, por nuk ka sqarime se ku gjendet pronari i Transmet dhe sa është angazhuar policia për gjetjen e tij. Kocan ka mundësi që edhe vet të paraqitet në polici.
Pronari i kompanisë Transmet dhe televizioni Nova jeton në rrugën Dimce Mircev në bllokun e ndërtesave përballë ministrisë së punëve të brendshme. Ky është blloku i njëjtë ku jeton edhe ish ministrja Gordana Jankulloska si dhe fëmijët e deputetes Silvana Boneva dhe sekretari gjeneral i qeverisë, Kiril Bozhinovski./Almakos