19 April
Ambasadori i BE-së në Maqedoni, Samuel Zhbogar përsëriti edhe një herë porosinë e Brukselit për zhbllokim të Kuvendit, në mënyrë që t’i hapet rrugë formimit të qeverisë. Zhbogar theksoi se kaloi koha e debatit dhe se tani është koha formimit të institucioneve dhe unifikimit të gjitha palëve rreth së njëjtës.
Kishte kohë për zgjedhje, kishte kohë për diskutim pas zgjedhjeve dhe debat pas zgjedhjeve. Tani është koha e nevojës për formimin e institucioneve, por është gjithashtu koha që gjithkush të merr mësim, të dëgjojë disa nga argumentet e debatit të fillojnë rindërtimin e unitetit të vendit. Qëndrimi im është se tani vërtetë është koha të ecet përpara, të formohen institucionet, të zgjidhet Krye parlamentari, të formohet qeveria; për pushtetin, opozitën dhe për qytetarët në përgjithësi të fillojnë ta dëgjojnë njëri-tjetrin dhe të fillojnë rindërtimin e unitetit, që është e rëndësishme për të ardhmen e vendit dhe procesin evropian, për të cilin të gjithë jemi të interesuar të vazhdojë – deklaroi Samuel Zhbogar, Ambasador i BE-së në Maqedoni.
Alsat-M