Maqedonia ka buxhetin më të ulët në rajon sa i përket ofrimit të ndihmës juridike falas për grupet e margjinalizuara. Kështu tha ambasadori i BE-së në Shkup, Samuel Zhbogar, gjatë konferencës “Qasje në drejtësi”.
Zhbogar theksoi se shumë aplikues për ndihmë juridike nuk e pranojnë ndihmën në momentin që ju nevojitet. Ai tha se nevojiten ndryshime substanciale duke filluar nga ndryshimi i Buxhetit dhe Ligjit për ndihmë juridike.
“Nga njëra anë, së pari Ligji për ndihmë juridike falas duhet të ndryshoj në mënyrë që të mundësohet qasje adekuate deri tek shërbimet juridike. Ministria e drejtësisë dhe repartet e saja të cilat vendosin për këtë procedurë duhet të përforcohen në kapacitetet e tyre dhe të bëhet promovim më i madh i kësaj procedure. E treta, për të pasur qasje deri tek drejtësia e pashmangshme është një lloj i decentralizimit. Autoritetet locale duhet të luajnë rol më aktiv në ndihmën ndaj qytetarëve për këshilla juridike”, deklaroi Zhbogar. /SHENJA/

