Dy javë kanë kaluar që nga rekomandimet e UNESCO-s në lidhje me rajonin e Ohrit dhe nuk shoh rezultate, tha ambasadori i BE Samuel Zhbogar gjatë një vizite në komunën e Debarcës. Ai shtoi se duhet të bëhen përpjekje për të arritur rezultatin e pritur. Zhbogar në Debërcë ishte në lirimin e një dige të rindërtuar në liqenin e Slatinës, e cila para disa viteve është tharë për shkak të çarjeve, transmeton Sdk.
Prishja e ndërtimeve pa leje është një nga 19 rekomandimet e UNESKO-s për që të mos e vendosë rajonin në një listë të trashëgimisë botërore të rrezikuar.
“Është më mirë të përballeni me probleme vetë, me forcën tuaj. Deri më 1 shkurt, kur afati përfundon, 30 javë janë në dispozicion. Që nga 4 korriku, kur UNESCO ka caktuar një afat kohor për plotësimin e rekomandimeve, tashmë kanë kaluar dy javë dhe nuk shohim asnjë rezultat “, tha Zhbogar.
Ai tha se pati takime dje me përfaqësuesit e OJQ-ve për mbrojtjen e mjedisit dhe shoqatat mjedisore, të cilave iu transmetua shqetësimi i tij për situatën.
“Tani është momenti që të gjitha institucionet të punojnë së bashku, nga komunat, përmes Parlamentit dhe deri tek Qeveria, në gjetjen e mënyrave për të trajtuar problemin. Ne kemi nevojë për një energji të re, një iniciativë të re “, tha Zhbogar.
Muajin e kaluar, Komuna e Ohrit publikoi të dhëna se ka 1,076 ndërtime pa leje, nga të cilat 409 janë në zonën e mbrojtur. Pak ditë më vonë, kryetari i komunës së Ohrit Konstantin Georgievski tha se UNESCO nuk kërkon të prishë të gjitha ndërtimet e paligjshme, por të bëjë një vlerësim se si ato ndikojnë në zonën e mbrojtur dhe që sipas tij, një duzinë objekte do të duhet të shkatërrohen. Ai pastaj tha se komuna nuk mund të merret vetë dhe kërkoi ndihmë nga shteti.