Fakulteti Juridik i Universitetit të Evropës Juglindore në Tetovë së bashku me delegacionin e BE-së dhe Ambasadën e Italisë në Maqedoni sot në amfiteatrin e Fakultetit për Biznes dhe Ekonomi të UEJL-së e hapën ekspozitën “Union edhe më i afërt”.
Ngjarja organizohet me rastin e 60 vjetorit nga nënshkrimi i Marrëveshjeve të Romës si bazë dhe paralajmërim i asaj që Unioni paraqet sot.
Sipas ambasadorit të BE-së në Maqedoni, Samuel Zbogar, 60-të vjetori i marrëveshjeve të Romës ka dy kuptime – i pari është fillimi i asaj që BE-ja është tani dhe e dyta si Unioni është zhvilluar gjatë viteve dhe progresi dhe arritjet e vendeve anëtare dhe qytetarëve të tyre në vitet e kaluara.
“BE-ja nuk është vetëm për ekonominë dhe zhvillimin ekonomik, por ajo zotohet edhe për parimet e të drejtave të njeriut, demokracinë, barazinë dhe përfshirjen sociale të të gjithë qytetarëve. Këto parime të BE-së të gjitha vendet aspirante duhet t’i respektojnë dhe realizojnë veçanërisht vendet e Ballkanit Perëndimor. Siç tha para pak kohësh përfaqësuesja e lartë e BE-së, Federika Mogerini, dyert e Unionit janë të hapura, ndërsa viti 2018 paraqet një mundësi të vetme për secilin vend që të bëjë një hap të pakthyeshëm përpara drejt eurointegrimeve”, tha Zhbogar.
Ambasadori italian në Maqedoni, Karlo Romeo theksoi se Marrëveshja e Romës vjen pas një periudhe të gjatë të keqkuptimeve reciprok të vendeve të Evropës dhe derisa një pjesë e qyteteve ende i ndjejnë pasojat e Luftës së Dytë Botërore, por me të është treguar se pas një krize të thellë mund të gjenden vlera të përbashkëta dhe besim i ndërsjellë që mundëson ardhmëri më të mirë për gjeneratat e ardhshme.
Në kuadër të vizitës së sotme në UEJL në Tetovë, Zhbogar mbajti edhe debat “Ardhmëria e Bashkimit Evropian – 60 vjet nga nënshkrimi i marrëveshjeve të Romës”, me studentë dhe profesorë të UEJL-së.