20 September
Bashkimi Evropian përmes raporteve të ndryshme i ka treguar Maqedonisë gjithçka që duhet të bëjë në procesin e integrimit euroatlantik, tani varet nga ajo se sa është e aftë që t’i realizojë reformat, tha ambasadori i Bashkimit Evropian, Samuel Zhbogar. Por para së gjithash, Zhbogar solli porosinë e BE-së për zgjedhjet të lira dhe demokratik më 15 tetor.
Madje para se të kalojmë tek reformat ne duhet të mbajmë zgjedhje të rregullta, jo më të këqija por më të mira sesa ato të dhjetorit të vitit të kaluar. Ato duhet të jenë të mira, duhet të jenë zgjedhje kredibile, të lira nga çfarë do llloj abuzimi ose keqpërdorimi, që është parakusht për të ecur përpara. Qeveria dhe partitë politike kanë përgjegjësi të madhe. Është e rëndësishme të mos përsëriten praktikat e këqija të përdorimit dhe keqpërdorimit të zyrave, fondeve dhe resurseve shtetërore. Presim parimi i zero tolerancës të respektohet nga kryeministri – deklaroi Samuel Zhbogar, Ambasador i Bashkimit Evropian.
Deputeti i VMRO DPMNE-së, Vlladimir Gjorçev hodhi dyshime mbi rregullshmërinë e zgjedhjeve duke akuzuar pushtetin se frikëson dhe kërcënon qytetarët që duan të kandidohen. Që sipas tij që paradoksi të jetë më i madh pushteti po liron të burgosur të dënuar për vepra penale në proceset zgjedhore.
Në vitin 2008 i rrihte aktivistët e BDI-së. A është kështu? Po e dimë se është kështu, heshtja është pohim. Dhe tani Qeveria e BDI-së e liron Agim Krasniqin, pra të nderuar të pranishëm që të kontribuojë për demokracinë, raportin e Pribes, për politikën e zgjerimit, për implementim të aquis communitaries. A e dini vallë se çfarë do të thotë ardhja e Bajrush Sejdiut në Kumanovë. E tani ne duhet të flasim për përgatitje për zgjedhje lokale – u shpreh Vlladimir Gjorçev, VMRO DPMNE.
Nga qeveria thanë se Objektiv i ekzekutivit është që rekomandimin e kushtëzuar për fillim të negociatave me Bashkimin Evropian ta kthejmë në rekomandim të pakushtëzuar. Zvkryeministri për Çështje Evropiane, Bujar Osmani njoftoi se po përgatit raport i detajuar i masave të realizuara nga Plani 3-6-9 dhe ftoi të gjithë palët të kyçen në realizimin e reformave urgjente prioritare.
Objektiv i Qeverisë është të sigurojë një platformë konsensuale për të hequr edhe kushtin tjetër nga Raporti i Komisionit Evropian, për rekomandimin e fillimit të negociatave. Qeveria mundet dhe duhet të bëjë më shumë, por nuk mundet vetëm ajo. Projektet ligjore duhet t’i miratojmë me mbështetje mundësisht sa më të madhe, për shkak se ligjet që implementohen nuk mund të vlejnë për disa e për të tjerët jo – tha Bujar Osmani, Zv/kryeministri për Çështje Evropiane.
Kryetari i Këshillit Nacional për euro-integrime, Nikolla Poposki nga ana tjetër i apeloi pushtetit që praktikën e sjelljes së vendimeve të shpejtuara për reformat, ta zëvendësojë me debatin me opozitën, për të mirën e përgjithshme. Ndër reformat më të rëndësishme të rekomanduara me Raportin e Pribes numërohen edhe reformat në gjyqësor dhe shërbimet e inteligjencës.
Anesa Aliti

