Anëtari ekzekutiv i Këshillit të drejtorëve në funksion të Drejtorit kryesor operativ të Telekomit të Maqedonisë, Zharko Llukovski është tërhequr nga ky post dhe karrierën e tij do ta vazhdojë jashtë kësaj kompanie, për shkak të përfundimit të kontratës më 30 qershor.
Në udhëheqësinë e Telekomit bëhet edhe një ndryshim dhe Zëvendës Kryetari i deritanishëm i Këshillit të drejtorëve të Telekomit Maqedonas, Nazim Bushi do të ketë Anëtar ekzekutiv i Këshillit të drejtorëve në funksion të Drejtorit kryesor operativ të Telekomit Maqedonas në periudhë kohore prej 3 muajve, duke filluar nga 1 korriku.
Llukovski ishte në pozitat më të larta të kësaj kompanie që nga viti 2006. në vitin 2010 është emëruar Drejtor kryesor ekzekutiv i T-Mobile Maqedoni, kurse në vitin 2015 për Drejtor kryesor operativ në Telekomin e Maqedonisë.
Zharko Llukovski në opinion është i njohur si kumbarë i Sasho Mijallkovit, kurse Mijallkovi para dy viteve u bë kumbarë i Llukovskit në martesën e tj me bashkëshorten Ivana. Llukovski poashtu është pjesë e ‘bombave’ opozitare ku dëgjohej se si kërcënohet se do të largojë të punësuar nga puna nëse nuk votojnë për partinë në pushtet.