Prodhuesit bujqësor po përdorin sistem ujitje pika-pika, ndërsa infrastruktura ekzistuese nuk i përgjigjet kësaj teknike të ujitjes për shkak distancave të largëta midis kanaleve për ujitje apo gypave dhe mos ekzistimi mjaftueshëm i pikave lidhëse me kanalet për ujitje
Të vjetruara dhe të prishura janë sistemet për vaditjen e tokave në Maqedoninë e Veriut. Shumica e tyre janë të ndërtuara në kohën e ish Jugosllavisë ndërsa nga pavarësia aspak nuk janë ndërtuar sisteme të reja për vaditje. Këto sisteme të vjetruara, në negativisht po ndikojnë në punën e bujqve për shkak të mungesës së sistemeve për ujitje, shkruan gazeta KOHA.
Kështu, duket pasqyra e sistemeve të ujitjes pas paralajmërimeve të ministrit të Bujqësisë, Trajan Dimovski, se do të investohet në infrastrukturën bujqësore për ndërtimin dhe rikonstruimin e pendave për ndaljen e ujit dhe sistemeve për ujitjen e tokave. Njëherit ky do të ishte prioritet e resorit të kabinetit të tij, jo vetëm në aspekt të rritjes së sipërfaqeve për ujitje, por edhe për mbrojtjen e ambientit jetësor dhe banorëve nga vërshimet.
“Vaditja është faktorë për bujqësi stabile dhe konkurruese për prodhimet bujqësore. Kërkesat për vaditjet e sipërfaqeve punuese tokësore është 62,6 për qind nga kërkesa totale e ujit në shtet. Deri më sot janë ndërtuar rreth 10 sisteme të vogla dhe të mëdha për vaditjen e tokave ndërsa parashihej të mbulohen 163.693 hektarë tokë pjellore. Megjithatë janë ndërtuar objektet themelore ( penda, akumulime, stacione të pompave, kanalet magjistrale të ujit ) të cilat në kohën e thatësirave mund të sigurojnë vaditjet e 144.894 hektarë tokë bujqësore. Nga sipërfaqja e përgjithshme për vaditje, rreth 61 për qind ujiten përmes spërkatësve, ndërsa 39 për qind përmes ujitjeve të sipërfaqeve” thotë profesori Ordan Çukaliev, nga Fakulteti i Shkencave Bujqësore dhe Ushqimit(MSHBU). Ai gjithashtu sqaroi se sistemet ekzistuese për ujitje mbulojnë rreth 120.000 hektarë të tokës pjellore. Sipërfaqet faktike që ujiten sipas MSHBU-së në vitin 2015 janë rreth 25.476 hektarë.
SISTEM I UJITJES PIKA-PIKA, I PAPËRSHTATSHËM
Sipas regjistrimit të bujqësisë në vitin 2007, bujqit prodhues kanë deklaruar se kanë ujitur 80.000 hektarë ndërsa sipas të dhënave të MSHBU-së në vitin e njëjtë janë ujitur vetëm 22.161 hektarë. “Për shkak të faktorëve të ndryshëm, viteve të fundit, nga ndërtimi i sistemeve për vaditje, ujiten vetëm rreth 30.000 hektarë ose rreth 25 hektarë tokë që ujitën dhe më këtë ekonomizon shteti “SHA :Ujësjellës”). Problem më të madh paraqesin infrastruktura e vjetër apo e shkatërruara si dhe shfrytëzimi i dobët gjatë shfrytëzimit të ujërave. Po ashtu, sistemet për ujitej me të cilat menaxhon SHA “Ujësjellësi” janë të ndërtuara gjatë para 40-70 viteve, ndërkaq nevojat e prodhuesve bujqësor seriozisht kanë ndryshuar shumë. Prodhuesit bujqësor po përdorin sistem ujitje pika-pika, ndërsa infrastruktura ekzistuese nuk i përgjigjet kësaj teknike të ujitjes për shkak distancave të largëta midis kanaleve për ujitje apo gypave dhe mos ekzistimi mjaftueshëm i pikave lidhëse me kanalet për ujitje”, thotë profesori Çukaliev. Mes tjerash Çukaliev thotë se projektet për rehabilitim dhe ujitje nuk i marrin parasysh nevojat e bujqve edhe pse harxhojnë mjete të shumta, kështu që në mënyrë masovike nuk i përdorin këto sisteme të ujitjeve. Edhe pse rehabilitimi i sistemeve për ujitje në Luginën jugore të Vardarit është i orientuar drejt përmirësimin sistemeve për ujitje. Për momentin të gjithë bujqit janë pjesëmarrës aktiv në gjithë procesin dhe ky është një shembull pozitiv se si duhet t’i qasemi problemeve për rehabilitimit të sistemeve për ujitje.” Qasja e vetme e drejtë është të ju mundësohet bujqve të kënë pozitën qendrore në gjithë procesin dhe të fitojnë një sistem për ujitje ashtu siç ata kanë nevojë”, thotë Çukaliev. Profesori gjithashtu tregon se ka mospajtim me numrat që i publikon Ministria e Bujqësisë dhe Enti shtetëror të Statistikave, për shkak se të dhënat e ministrisë kanë të bëjnë vetëm me sipërfaqet që ujiten përmes organizatave ujësjellës.
“Të gjitha sistemet për ujitje në Maqedoni, pa përjashtim, janë nga koha e Ish Jugosllavisë. Me një dalim. Tani janë tepër të vjetar deh të prishura, ndërsa ndërmarrjet ujësjellës kanë borxhe të shumta që pamundëson të zgjerojnë rrjetin dhe ta rrisin rentabilitetin e tyre. Qeveria e mëparshme filloi me programin për rindërtimin deh zgjerimin sistemeve për ujitje, që ishte për tu përshëndetur. Me formimin “organizata mafia e gjelbër”nga radhët e nëntokës politike , çmimi i prodhimeve bujqësore u shemb, tregtarët që vinin nga Kosova deh Shqipëria i përzunë, që mos ta risin çmimin deh bujqit mbeten pa mjetë financiare me të cilat duhej të financonin prodhimtarinë”, thotë Lupço Stankovski, kryetar i shoqatës së bujqve “Agrofalanga”. Çështja e vërtet sipas tij është se Maqedonia do të ketë bujqësi për shfrytëzimin e sistemit apo do të jetë arsye e mirë për tu futur në borxhe. Sipas tij mos pasja e një strategjie për zhvillim, që do t’i përfshinë të gjitha rajonet , ndërtimin e sistemeve të reja për ujitje është e pakuptimtë. Stankovski rikujton se të gjitha sistemet për ujitje që kanë mbetur janë në rajonet rë specializuara për kultura të caktuara, si rajoni i Koçanit për oriz dhe Tikveshit për vreshta. “Për shkak të ndryshimeve klimatike ose më saktë për prodhime cilësore dhe të sigurta, edhe rajonet tjera kanë nevojë për sisteme të këtilla. Në këtë mënyrë do të krijoheshin mundësitë dhe këto rajone të jenë prezent në treg”, thotë kryetari i shoqatës “Agrofalanga”.
Ndryshe profesori Çukaliev thotë se sistemet për ujitje nuk u përgjigjen nevojave të bujqve modern prandaj dhe bujqit u ikin prodhimtarive bujqësore. “Bujqit kaun krijuar rrjetin të sistemeve për ujitje për rreth 40-50 mijë hektarë. Këto sipërfaqe kryesisht përdorin ujësa nëntokësore dhe ujiten sipas sistemit pika-pika. Për fat të keq askush si regjistron këto sipërfaqe dhe nuk dinë se ku janë të locuara dhe si menaxhohet më këto. Megjithatë nëse në kuadër të rrjetit shtetëror ekzistues të sistemeve për ujitje, vaditen rreth 30 mijë hektar, ndërkaq bujqit deklarojnë se vaditin 70-80 hektarë është e qartë se ekziston problem. Vaditja e sipërfaqeve në mënyrë jo të rregullt është më e madhe se nga ato që shteti menaxhon dhe këtë problem shteti assesi nuk guxon ta anashkalon. Të gjithë harxhojë sasi të mëdha të ujit pa ditur se nga vjen”, thotë Çukliev duke shtuar se këto 40-50 mijë hektarë janë të ndërtuara jashtë sistemeve për ujitje, duhet të evidentohen, të bëhet përpjeke për rregullimin e gjendjes ekzistuese dhe të ju mundësohet bujqve të kryejnë ujitjen në mënyrë që atyre ju konvenon dhe realizojnë rezultate të mirë të rendimenteve.
NEVOJITEN SISTEME TË REJA
Profesori Çukliev mendon se për shkak të faktit që bujqit kanë ndërtuar burime vetjake për ujitje dhe vaditin sipas sistemi pika-pika, vaditja fiton një pasqyrë krejtësisht ndryshe.
“Mbi 60 për qind e sipërfaqeve vaditen sipas sistemit pika-pika, që është një pasqyrë krejt ndryshe për vaditje tek ne. Me vaditje të këtillë harxhohet më pak ujë, rendimentet stabilizohen dhe uji harxhohet në mënyrë më efikase, vetëm se duhet tu qasemi këtyre bujqve që të trajnohen se si në mënyrë të drejtë të përdoret sistemi pika-pika, se si të arrihen rezultate më të mira të rendimenteve dhe prodhimeve bujqësore.”, thotë Çukliev. Sipas tij kur behet fjalë për sistemet për ujitje, duhet të cekim se nevojiten sisteme të reja. Megjithatë thotë ai prioritet duhet ti jepet rehabilitimit të rrjetit ekzistues për vaditje dhe riaftësimin e tyre për nevojat e bujqve prodhues. “Mirëpo më parë, me siguri duhet më parë të determinohen para sipërfaqet që ujiten jashtë sistemeve, të legalizohen dhe të rriten kapacitetet e bujqve që për momentin shfrytëzojnë ujë nga burimet që ata vet i kanë krijuar”, precizon profesori Çukliev.