Pas miratimit të llogarisë për buxhetin e vitit të kaluar, shumica parlamentare votoi edhe pro shkarkimit të sekretarit general të Kuvendit, Zharko Denkovski i cili në këtë post ishte ulur për herë të parë në vitin 2008, njofton SHENJA.
Në vend të tij Kuvendi zgjodhi ish deputeten e LSDM-së, Cvetanka Ivanova. Kujtojmë se debate për llogarinë përfndimtare të buxhetit të vitit 2016 filloi mbrëmë në ora 1 pas mesnate dhe zgjati deri në ora 3:30 të mëngjesit.
Javën e ardhshme pritet të vazhdojë edhe seanca për shkarkimin e kryeprokurorit marko Zvërlevski dhe të fillojë debate për ribalansin e buxhetit.
Arben Zeqiri /SHENJA/

