Nëpërmjet një videomesazhi të publikuar pak më parë në rrjetet sociale, Presidenti Meta u bëri thirrje shqiptarëve të Mailt të Zit ë marrin pjesë në zgjedhjet e 30 gushtit.
Ai e quajti pjesëmarrjen në zgjedhje, një mundësi të shkëlqyer për qytetarët e Malit të Zi, për të forcuar akoma më shumë perspektivën evropiane të vendit të tyre.
Meta u shpreh i bindur që shqiptarët e Malit të Zi do të kenë një pjesëmarrje të gjerë në votime, si një mundësi që përfaqësimi i tyre në parlamentin malazez të rritet.
Mesazhi i Metës:
Zgjedhjet e 30 gushtit janë një mundësi e shkëlqyer për të gjithë qytetarët e Malit të Zi, për të forcuar akoma më shumë perspektivën europiane të vendit të tyre.
Me këtë rast, shpreh bindjen se bashkëkombasit tanë në Malin e Zi, do ta shfrytëzojnë këtë mundësi historike përmes pjesëmarrjes së gjerë, por njëkohësisht përmes mbështetjes së tyre për alternativat shqiptare, në mënyrë që përfaqësimi i tyre në Parlamentin e Malit të Zi të rritet, si dhe në të gjitha institucionet e ardhshme qeverisëse.
Të jemi krenar për rolin dhe kontributin historik që faktori shqiptar në Malin e Zi ka luajtur deri sot.
Por pa dyshim që do të luajë edhe në të ardhmen, për të garantuar perspektivën europiane të këtij vendi mik, fqinj dhe partner i pazëvendësueshëm, për paqen dhe stabilitetin në rajonin tonë. ?????