VMRO-DPMNE mbajti tribuna në Shtip dhe në Sveti Nikollë. Në Sveti Nikollë, Dejan Vlladev kërkon mandatin e dytë për të parin e komunës. Me mbështetjen e Qeverisë paralajmëron shumë projekte dhe shumë punë. Premton rikonstruimin e sallës “Car Samoilli”, ndërtimin e një ure përmes lumit në fshatin Mustafinë, ndërtimin e tribunave dhe zhveshtoreve në stadiumin e qytetit, rikonstruimin e Saat Kullës dhe mekanizma të reja për ndërmarrjen komunale.
“Do të mundësojmë ndërtimin e një hapësire të re tregtare Retail Park me vende të reja pune, me vendparkim dhe hapësira të gjelbra. Ndërtim të një stacioni të ri filtrues me ndihmë të Qeverisë së RMV-së, ndërtimin e një objekti të ri rekreativ dhe sportiv, pishinë të qytetit me ndihmë të Ministrisë për Sport. Ndërtim të shtëpisë së pleqve në bashkëpunim me Ministrinë për Politikë Sociale. Mbi ndërtim të çerdhes së qytetit. Përmirësimin e infrastrukturës në arsim. Rikonstruim të tërësishëm të transversales në qytet në rrugën Filipi i Dytë”, deklaroi Dejan Vlladev – Kandidat i VMRO-DPMNE-së për kryetar në Sveti Nikollë. /Alsat.mk