Komisioni Shtetëror Zgjedhor së bashku me këshillat komunale kanë nisur me përzgjedhjen e kryetarëve, zëvendës kryetarëve, anëtarëve dhe zëvendës anëtarëve të vendvotimeve, për zgjedhjet lokale të cilat do të mbahen më 15tetor. Ky proces do të bëhet përmes zgjedhjes së rastësishme dhe i njëjti do të zgjasë katër ditë. Nga KSHZ thonë se në këtë përzgjedhje nuk ka vend për manipulime.
Përzgjedhja sot do të kryhet për 12 komuna dhe gjithsej do të jenë të emëruar 7908 persona në këshillat zgjedhor, për katër ditë gjithsej gjatë përzgjedhjes së rastësishme do të zgjidhen 20.886 persona. Kryesisht përzgjedhja bëhet për kryetar, zëvendës kryetarë, dy anëtarë dhe dy zëvendës anëtarë. 4:41 Nuk mund të ketë ndonjë manipulim, siç theksova baza është marrë nga ministria e informatikës dhe aty janë të gjithë administrata shtetërore dhe publike- deklaroi Arjeta Xhemaili, zëdhënëse e KSHZ-së.
Anëtarja e KSHZ-së, Silvana Boneva shprehu pakënaqësi që shërbimi kompjuterik i KSHZ-së, edhe pse ka pasur vendim nga KSHZ, nuk ka dërguar informacione për të punësuarit në sektorin publik dhe në komuna.
Kontrollet në bazë të komunave dhe për nga struktura etnike duhej t’i merrnim sot para fillimit të zgjedhjes së rastësishme. Deri në këto moment, veç më kanë kaluar dy orë dhe po kryhet zgjedhja e rastësishme e kryesisë zgjedhore, por udhëheqësi i sektorit ende nuk na ka dorëzuar të dhënat. Kjo është në kundërshtim me vendimin e KSHZ-së dhe mendoj se të gjithë anëtarët duhet të reagojnë në mënyrë serioze- tha Silvana Boneva, anëtare e KSHZ.
Për votim në 80 komisione komunale zgjedhore, do të formohen 3.481 kryesi zgjedhore apo drejtuesit e vendvotimeve. Sipas afateve të KSHZ-së ato duhet të formohen më së voni deri më 27 gusht.
Kryesitë zgjedhore duhet të kenë nga një anëtar dhe zëvendës të propozuar nga partitë politike. Afati për propozimet nga ana e partive politike është deri më 26 gusht, ndërkaq nëse ato nuk dorëzojnë emra deri në KZK-ja, anëtarët e kryesisë qendrore do të zgjidhen nga administrata.
Ndërkohë nga dje rrjedhin edhe afatet për inspektim në Listën Zgjedhore. Mbikëqyrja do të zgjasë deri më nëntë shtator kur partitë politike duhet t’i dorëzojnë listat e kandidatëve për kryetarë komunash. Zgjedhjet lokale në vend do të mbahen më 15 tetor, ndërkaq më 25 shtator fillon fushata zgjedhore.
Vjollca Aliti

