Nëse nuk arrihet të formohet Qeveri dhe shkohet në zgjedhje të reja, më së shumti do e pësojnë qytetarët. Kështu vlerëson profesori universitar, Isak Sherifi, i cili në emisionin ‘Arena’ në TV SHENJA, tha se duhet të formohet Qeveria që të mos vazhdojë kriza politike, por VMRO-DPMNE-ja duhej të vepronte më ndryshe kundrejt kërkesave të shqiptarëve, gjë që edhe Zaevi duhet ta ketë parasysh.
“VMRO-ja nuk u desht të sillet kështu më aleatin e tij 10 vjeçarë që e pat (BDI-në). VMRO-ja duhej të sillej pak më ndryshe kundrejt këtyre kërkesave të cilat nuk janë vetëm të BDI-së, sepse pas zgjedhjeve, në bazë të asaj që këmi në letër, kemi spektrin shqiptar të unifikuar, por VMRO-ja duheshte më ndryshe të vepronte kundrejt 5-6 çështjeve. Edhe unë jam për koalicion me LSDM-në, por zotëri Zaev nuk jep sinjale për momentin.
Sipas Sherifit, që vendi të dalë nga kjo krizë, nuk duhet të formohet një Qeveri e koalicionit të zgjeruar. Ndërsa Andrea Stojkovski nga Qendra për Edukim Evropian, thotë se as që duhet të diskutohet për zgjedhje të reja, por të formohet një Qeveri stabile e cila do të ketë agjendë reformuese katër vitet me rradhë.
“Sipas partnerëve tanë evropian përjashtohen zgjedhje të reja katër vitet e ardhshme dhe se ajo Qeveri duhet të mbështetet në shumicën, ai nuk thotë koalicion të gjërë, termi anglez thotë: great coalition, koalicion i gjërë, kushdo që ta formojë këtë koalicion, prej atje e kemi të qartë, një parti e madhe me partitë më të vogla apo parti tjetër me parti tjera të vogla, kjo është koalicioni i mundëshmë i zgjeruar i cili për momentin është komplot i cili pritet. Njëra nga partitë politike e përjashtoi mundësinë që Maqedonia të bëj koalicion të gjërë në të cilin do të marrin pjesë gjitha partitë politike, ndoshta për shkak të kësaj do të nënkuptonte mundësi që të vazhdohet mandati i PSP-së”, deklaroi Stojkovski.
Ai tha se që nga viti 2005 Maqedonia nuk ka lëvizur aspak në drejtim të reformave të nevojshme për anëtarësim në BE. Ai tha se problemi i Maqedonisë nuk është vetëm çështja e emrit me Greqinë, por edhe problemi me Bullgarinë dhe probelmin me Serbinë në lidhje me Kishën. /SHENJA/