Komisioni i Ankimeve dhe Sanksioneve ka gjobitur 17 operatorë të Pajisjeve Elektronike të Votimit dhe Numërimit të përdorura në zgjedhjet vendore e 14 majit 2023.
Operatorët i përkasin bashkive Kamëz, Vorë dhe Elbasan.
Sipas njoftimit të KSA-së, operatorët do të gjobitën me nga 5000 lekë secili.
NJOFTIM I KSA-së:
KAS vendos sanksion administrativ për 17 operatorë të Pajisjeve Elektronik të Votimit dhe Numërimit të përdorura në zgjedhjet vendore
Sot, Komisioni Ankimimeve dhe Sanksioneve shqyrtoi kërkesën nr. 1, të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve me objekt “Kërkesë për vendosje sanksioni administrativ, në zbatim të vendimit nr. 209, datë 11.12.2024 “Për miratimin e raportit mbi gjetjet pas vlerësimit të regjistrimeve filmike gjatë implementimit të votimit elektronik në bashkitë Kamëz, Vorë dhe Elbasan, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 14 maj 2023”.
Në përfundim të shqyrtimit, KAS pranoi pjesërisht kërkesën e Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve dhe vendosi të rrisë sanksionin administrativ gjobë, nga 3000 në masën 5000 lekë për 17 operatorët e Pajisjeve Elektronike të Votimit dhe Numërimit.