Unë e kuptoj se, disa partia opozitare mendojnë se në atë mënyrë do të tërheqin më shumë vëmendje. VMRO-DPMNE si parti politike dhe koalicioni që e udhëheqë, është çdoherë e gatshme, por kjo nuk është esenca. Ne duhet të realizojmë atë që u nevojitet njerëzve. Kështu ka thënë kryeministri Hristijan Mickoski duke komentuar thirrjet e BDI-së për zgjedhje të parakohshme parlamentare bashkë me lokalet vitin e ardhshëm.
“Kemi zgjedhje lokale vitin e ardhshëm, qytetarët në ato zgjedhje lokale do të tregojnë a nevojiten ose jo zgjedhje parlamentare. Nëse janë të nevojshme edhe zgjedhjet parlamentare, mund t’i organizojmë menjëherë pas asaj. Nëse ato thonë se qeveria e VMRO-DPMNE-së dhe koalicionit kanë karton të kuq, nëse i votojnë kryetarët e komunave nga BDI dhe LSDM, atëherë porosia është e qartë dhe ne nuk do ta injorojmë atë porosi. Kështu që, testi i parë do të jenë zgjedhjet lokale vitin e ardhshëm, nëse koalicioni Levica-LSDM-BDI e fiton koalicionin qeveritar atëherë ne s’kemi çfarë të diskutojmë këtu”, ka deklaruar kryeministri Mickoski.