Verifikimi publik në të dhënat e Listës zgjehdore për Zgjedhjet lokale 2025 përfundon nesër në mesnatë, ndërsa dy ditë më vonë më 13 shtator në mesnatë përfundon afati për parashtrim të listave për kandidatë për kryetarë të komunave dhe për këshilltarë.
Më 29 shtator fillon fushata zgjedhore për zgjedhjet lokale të caktuara për më 19 tetor. Do të votohet në 80 komuna dhe Qytetin e Shkupit në 3480 vendvotime.