Nuk ka tani për tani paralajmërime për zhbllokimin e zgjedhjes së përbërjes së re të KSHZ-së që duhet të realizojë referendumin për emrin. Kryetari i Komisionit për zgjedhje dhe emërime Ilija Dimovski nga VMRO-DPMNE ka thënë se derisa nuk merr sinjal nga partitë se është arrit marrëveshje për kompletimin e KSHZ-së nuk do të caktojë seancë për selektimin e shtatë nga gjithsej 41 kandidatë në konkursin që ka nënshkruar Kuvendi me konsensus.
“Mund të caktojë seancë të Komisionit, por ajo nuk na çon askund derisa nuk ka dritë të gjelbër nga partitë. Ashtu vetëm do të dështojë procesi dhe do të kthehemi prapa”,ka thënë Dimovski.
Nga LSDM reagojnë se opozita qëllimisht bllokon procesin dhe e prolongon zgjedhjen në KSHZ.
Me prolongimin e zgjedhjes së KSHZ-së, zgjatet firmosja e referendumit për emrin, që sipas deklaratave të fundit të kryeministrit Zoran Zaev, planifikohet të mbahet në javën e fundit të shtatorit apo javën e parë të tetorit.

