Pas stilistit të njohur shkupjan Armend Ramadani, fushatës “EDHE E MESME EDHE E VLEFSHME – ZGJEDH ARSIMIN PROFESIONAL” të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës dhe ministrit Arbër Ademi i është bashkangjitur në mbështetje edhe dizajnerja e këpucëve Martina Apostollovska.
Ajo, në një prononcim drejtuar të rinjëve duke prezantuar suksesin me profesionin e saj ka porositur këta të fundit që të zgjedhin rrugën që mund të duron edhe suksese edhe dështime, në çaste të vështira të kenë njohuri në zanatin kurse në sukseset të kenë përvojën dhe se të dyja sëbashku do ti shpijnë më afër qëllimit të tyre çdo ditë – Zgjedhni Arsimin Profesional – ka porositur Apostollovska.
Kjo fushatë e MASH-it dhe ministrit Ademi, po gjenë mbështetje gjithnjë e më shumë jo vetëm nga profesionist të dëshmuar në lëmin e tyre por edhe po pranohet me pozitivitet nga gjeneratat e reja, gjë, që bën të besojmë se edhe rezultatet në një të ardhme të afërt nuk do të mungojnë.


