Zëvendësnministrja e Sportit, Safije Sadiki-Shaini, ka reaguar pas incidentit të mbrëmshëm në ndeshjen e basketbollit në Kumanovë, raporton Open-TV.
Ajo ka dënuar çdo formë të sjelljes diskriminuese dhe provokimeve që cenojnë sigurinë dhe dinjitetin e sportistëve, trajnerëve dhe tifozëve.
Shani theksoi se do të kërkoj nga Federata e Basketbollit dhe institucionet përkatëse që të analizojnë me seriozitet këtë rast dhe të marrin masa konkrete për të garantuar që çdo sportist të ndihet i sigurt dhe i respektuar, pavarësisht prejardhjes së tij.
Postimi:
Reagim lidhur me incidentin gjatë ndeshjes në Kumanovë
Ngjarjet që ndodhën mbrëmë gjatë ndeshjes ndërmjet KB Kumanovës dhe KB Çairit 2030 janë një kujtesë serioze për domosdoshmërinë e një reagimi të qartë institucional kundër gjuhës së urrejtjes dhe ofendimeve në sport.
Si zëvendësministre e Sportit, dënoj çdo formë të sjelljes diskriminuese dhe provokimeve që cenojnë sigurinë dhe dinjitetin e sportistëve, trajnerëve dhe tifozëve.
Sporti është garë dhe pasion, jo mjet për përçarje. Kërkoj nga Federata e Basketbollit dhe institucionet përkatëse që të analizojnë me seriozitet këtë rast dhe të marrin masa konkrete për të garantuar që çdo sportist të ndihet i sigurt dhe i respektuar, pavarësisht prejardhjes së tij.
Sporti duhet të jetë shembull i bashkëjetesës dhe barazisë. Kjo është përgjegjësi e të gjithëve – dhe mbi të gjitha, e institucioneve.
Me respekt,
Safije Sadiki Shahini