Zëvendësministri i Drejtësisë Bilen Saliji sot u takua me ambasadorin
e Britanisë së Madhe në Shkup, Çarls Garet.
Në takim Saliji e ka falënderuar Garetin dhe Qeverinë britanike për kontributin e deritanishëm në zhvillimin e gjithmbarshëm të Republikës së Maqedonisë.
Saliji e ka njohur ambasadorin edhe për planin dhe strategjinë që ka Qeveria e Republikës së Maqedonisë dhe Ministria e Drejtësisë në drejtim të reformave në drejtësi.
Nga Ministria theksojnë se Saliji e ka bindur Garetin se do të punojmë maksimalisht në ndërtimin e një gjyqësori të pavarur, larg nga duart e politikës, duke mundësuar që gjykatësit dhe prokurorët të
punojnë të lirë konform ligjeve dhe parimeve të drejtësisë.
Ministri Saliji nga ambasadori Garet, siç theksohet ka marrë garanci për mbështetjen e reformave dhe të gjitha politikave që çojnë drejt zhvillimit të një fryme pozitive në shoqërinë tonë.
Data 15.09.2025
Aktuale
- Kreu i PD-së, Sali Berisha paraqitet në SPAK në zbatim të masës së sigurisë “detyrim paraqitje”
- Biznesmeni Ermal Beqiri në SPAK, i denoncuar si përfitues i shumë tenderave në AKSHI
- Trump kritikon Europën për sanksionet ndaj Rusisë: Nuk janë mjaftueshëm të ashpra
- Lladrovci: Sot në Hagë, hapen faqet e dëshmive, të vërtetës për UÇK-në
- LSDM: Duhet të ketë përgjegjësi politike dhe penale për katastrofën ekologjike në Shkup
- Zbardhen detajet shokuese nga sëmundja e Kadyrovit
- BDI: Shkupi helmohet, Izeti fshihet! Nga nënkryetar i Ali Ahmetit, përfundoi në zëdhënës i Mickoskit!
- “Zjarri në Trubarevë”, caktohet masa e paraburgimit për katër persona