Të gjithë jemi të lumtur që vitin e ri shkollor po e fillojmë me shkolla të hapura për të gjithë nxënësit dhe shpresoj që kështu të mbetet deri në fund të qershorit të vitit të ardhshëm, këtë e tha ZëvëndësMinistri i Arsimit dhe Shkencës Lulzim Aliu sot gjatë vizitës në shkollën fillore “Kiro Gligorov” në Qendër, duke Ju dëshiruar nxënësve, mësimdhënësve, prindërve dhe kujdestarëve të përfundojnë me sukses edhe një etap tjetër arsimore.
Më lejoni fillimisht tu uroj nxënësve të klasës së parë, ata që hyjnë për herë të parë në shkollë. Për ata shkolla është kapitull i ri . Ju dëshiroj shumë suksese, lumturi dhe ditë të bukura shkollore. Uroj prindërit dhe kujdestarët , bëhuni mbështetja e fëmijëve tuaj dhe bashkëpunoni me mësimdhënësit. Vetëm së bashku mund të ndërtojmë gjenerata cilësore për të cilët Ju dhe të gjithë ne do të jemi krenarë.
Në vitin shkollor 2022/23 janë regjistruar rreth 18 mijë nxënës të klasës së parë. Dyert e shkollave janë hapur për gjithsej 255 mijë nxënës të shkollave fillore dhe të mesme.
Zëvendësministri Aliu tregoi se shkollat janë të gatshme për mësim.
Besoj se mësimdhënësit janë të motivuar këtë vit, sepse jemi kujdesur që ata të fillojnë me paga më të larta. Sigurisht që ata meritojnë më shumë dhe ne do të përpiqemi në të ardhmen të mundësojmë më shumë, sepse ata janë hallka më e rëndësishme në procesin edukativo-arsimor.
Tekstet shkollore janë dorëzuar në shkolla dhe do t’ju shpërndahen nxënësve. Në klasën e par të, dytë, katërt dhe pestë, mësohet me programme të reja mësimore, të cilët mundësojnë mësim interaktiv dhe e nxisin kreativitetin tek mësimdhënësit dhe nxënësit. Për fëmijët me zhvillit atipik, nga ky vit shkollor ka numër më të madh të asistentëve arsimor, 720 asistent në krahasim me 500 të vitit të kaluar.
Zëvëndësministri i Arsimit dhe Shkencës Aliu vlerësoi se të gjitha kushtet për fillin dhe rrjedhen e suksesshme të vitit shkollor janë të përmbushura dhe të gjithë të përfshirëve në procesin edukativo-arsimor Ju dëshiroj tejkalim të suksesshëm të sfidave.
Pas vizitës në SHF “Kiro Gligorov” në Qendër, zëvendësministri e vizitoi edhe shkollën fillore “Bratstvo” në Nerez.