Zëvendës kryetari i Qeverisë, i obliguar për çështje ekonomike, Koço
Angjushev, së bashku me një delegacion të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, sot merr pjesë në komemoracionin për ish kancelarin gjerman, Helmut Kol, i cili mbahet në Strasburg.
Në komemoracionin marrin pjesë edhe kancelarja gjermane Angela Merkel, presidentit francez Emanuel Makron dhe ish presidenti i SHBA-së, Bill Klinton.
“Evropa humbi njeri të madh, vizionar i cili i obligon gjeneratat e ardhshme të vazhdojnë ta ndjekin idenë për Evropë të bashkuar”, deklaroi zëvendës kryeministri Angjushev, duke i shprehur ngushëllime kancelares gjermane, Merkel, kryetarit të Këshillit evropian Donald Tusk, kryetarit të
Komisionit Evropian, Zhan Klod Junker dhe kryetarit të Parlamentit Evropian, Antonio Guteresh.
Data 27.10.2026
Aktuale
- Frostbite sjell protestat shqiptare në jetë përmes inteligjencës artificiale
- Ngriten aktakuza për ryshfet dhe abuzim gjatë kontrolleve tatimore në “Pulse” dhe kompanive tjera të lidhura me të
- Kreu i inteligjencës turke zhvillon bisedime në Iran me zyrtarë sauditë dhe pakistanezë
- Rusët kryejnë gati 40 goditje në rajonin e Sumit brenda një dite, tre civilë të plagosur
- Kina do të dërgojë së shpejti një të dërguar në Lindjen e Mesme
- Parashikimi i motit
- Rasti “Puls”, Prokuroria ka ngritur akuza për ryshfet, zbulim sekretesh dhe keqpërdorim të detyrës zyrtare
- Moti sot: Ftohtë, shi dhe erë e fortë, temperaturat zbresin deri në -3 gradë


