Sipas gazetarit Zeqiri politikat koruptive të që kanë okupuar shtetin u dëshmuan tek “Bombat” e famshme të opozitës. Zeqiri thotë se lloji I politikave të tilla është ndjerë edhe më herët, kjo vërehet në sjelljen e partive që deri më tani kanë qenë në pushtet. Sipas gazetarit VMRO dhe BDI nuk pranojnë asnjë kombinatorikë tjetër dhe nuk duan që askush ti ndaj ata nuk duan qw askush ti ndaj.
“Politikat koruptive u dëshmuan edhe zyrtarisht me bombat e fundit të publikuara nga LSDM-ja opozitare, por ato ndjeheshin edhe më herët nga mënyra se si funksiononte shteti. Kjo vërehet edhe tani nga mënyra se si sillen partitë në pushtet, VMRO dhe BDI të cilat asesi nuk duan të pranojnë ndonjë kombinatorikë tjetër dhe as që duan që dikush tjetër të hyjë në mes tyre. Unë jam i bindur që kjo është përpjekja e funditit e këtyre partive dhe politikave të tyre të koruptuara për të mbajtur peng këtë shtet dhe këtë shoqëri. Jam i bindur se sistemi shumë shpejt do clirohet nga kjo pengmarje pasi tani janë përmbushur dy kushtet kryesore, populli dhe faktori ndërkombëtare i kanë kuptuar dhe po i luftojnë me cdo mënyrë”, përfundon Arben Zeqiri për “Lajm”