Zëdhënësi i ASH ka reaguar ndaj reagimeve dhe veprimeve të fundit të BDI-së. Ai ka thënë se partia shqiptare në pushtet nuk ka dert tjetër por vetëm se si të shpëtojnë nga drejtësia.
“Le ta dijnë të gjithë, nuk do të ketë më amnesti për krim dhe korrupsion, të gjithë do të përgjigjen. Qytetarët kërkojnë drejtësi dhe kthimin e parave që ua kanë vjedhur. Qytetarët janë neveritur nga folklori që mbulonte kriminalitetin. Të gjithë ata që kanë zhvatur qytetarët dhe bizneset, të gjithë ata që kanë vjedhur buxhetin e shtetit, të gjithë ata që kanë zhytur komunat në borxhe, por edhe ata që kanë përndjekur e shkatëruar fate të njerëzve do të përgjigjen” ka shkruar Zeqiri në Facebook.