Nga MPB thonë se gjatë ditës së djeshme ka pasur zënka në burgun e Idrizovës, përcjell TV21. Nga MPB thonë se pas zënkave, njëri nga të dënuarit ka tentuar ta sulmojë me thikë një zyrtar të burgut.
“Më datë 26.01.2023 në ora 18:30 në SPB-Shkup, nga Burgu i Idrizovës është raportuar se rreth orës 14:00 ka pasur zënka mes disa të dënuarve dhe pas intervenimit të punonjësit të policisë së burgjeve, i dënuari A.M. tentoi ta sulmonte me thikë. Sipas njoftimit, zyrtarët e burgut i kanë marrë thikën të dënuarit”.