Anëtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj, është i ftuar sonte në emisionin DPT te Fidani në T7.
Zemaj në këtë emision ka folur edhe për vijat e kuqe që i ka LDK me Partinë Demokratike të Kosovës.
“Nuk do të ketë koalicion paszgjedhor me PDK’në”, thotë Zemaj.
“Asnjëherë nuk ka ndodhur që i gjithë Këshilli i Përgjithshëm i LDK’së të vendosë kundër një koalicioni parazgjedhor dhe paszgjedhor me një subjekt. Nuk kemi dilema. Një koalicion i tillë nuk do të ndodhë”./Gazeta Express/



