Presidenti Ukrainës, Volodymyr Zelensky i ka uruar të gjithë për Vitin e Ri 2023.
Ai tha se ky viti 2023 do të jetë vit i fitores së Ukrainës ndaj Rusisë, duke thënë se ukrainasit kanë kohë që i krijojnë vetë mrekullitë.
“Për të uruar miq të vërtetë? Tashmë e dimë se cilët janë. Të duash një dashuri të vërtetë? Këtë vit e ndjemë më shumë se kurrë. Të kesh besim dhe shpresë? Të dy kanë qenë në Forcat e Armatosura të Ukrainës për një kohë të gjatë”, ka shkruar Zelensky.
Tutje, Zelensky tha se sot ka vetëm një dëshirë, lufta për ta mposhtur Rusinë duke e ndihmuar njëri-tjetrin.